Kosova do të pranohet në FIFA në vitin 2016 - FSHF

Kosova do të pranohet në FIFA në vitin 2016

Përfaqësuesja e Kosovës mund të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror që zhvillohet në Rusi në vitin 2018. Kështu të paktën ka thënë në një prononcim për mediat, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. “Unë jam shumë i bindur se Kosova në vitin 2016 do të jetë anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s. Kam biseduar me autoritet e UEFA-s. Kosovës mund t’i rezervohet një vend për shortin e Kampionatit Botëror në Rusi, në vitin 2018, Uroj që mos të jemi në një grup me Kosovën. Kontributi i presidentit Fadil Vokrri, është shumë i madh në pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA. Është lajm i rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe shtetin e ri të Kosovës”, deklaroi Armand Duka. Foli edhe numri një i futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. “Kosova është shumë afër pranimit. Jemi duke e përpiluar agjendën së bashku me UEFA-n. Në çdo hap jemi konsultuar me Armand Dukën, të cilin e falënderojë për kontributin e dhënë”, deklaroi Vokrri.


Duke kontrolluar karten...