Përfundojnë seleksionimet për ekipet përfaqësuese, në zonën e Korçës për datëlindjet 1998, 2000 dhe 2002. Nën vëzhgimin e specialistëve vendas dhe grupeve të punës të ngritura nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, kanë kaluar në “sitën” profesionale me dhjetra futbollistë të rinj, të cilët vlerësohen si të talentuar dhe me të ardhme, nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. Sipas përgjegjësit të kësaj zyre, në Korçë, Renato Rrapo: “Kanë kaluar në seleksionim rreth 200 futbollistë, që janë vlerësuar nga specialistët e FSHF. Për datëlindjen 1998 janë seleksionuar 45 futbollistë, përdatëlindjen 2000 rreth 75 futbollistë dhe për datëlindjen 2002 rreth 60 të tillë”.

Sipas tij, në zonën e Korçës Zyra Rajonale ka rreth 700 futbollistë të rregjistruar, ndërkohë që synohet që brenda dy vjetëve të ardhëshme ky numër do të kalojë të 1000 futbollistët. E veçantë për këtë zonë është se, për herë të parë ka ekipe të të katër grupmoshave pra 11-13-15 dhe 17 vjeçarë.
















