Korçe, aktivitet i rralle futbollistik - FSHF

Korçe, aktivitet i rralle futbollistik

Zyra Rajonale e Federates Shqiptare te Futbollit  Korce ne dt 15.4.2014 ne bashkepunim me Drejtorine Arsimore, Komunen Libonik dhe Drejtorine e Shkolles 9- Vjecare “Muharrem Veizi” organizoi nje aktivitet gjitheperfshires futbollistik per promovimin e ketij sporti ne kete zone. Ky aktivitet pati nje sukses dhe nje pjesemarrje te jashtezakonshme, ku nder  ekipet pjesemarrese kishte nje prezence te konsiderueshme edhe te femrave. Gjithashtu vlen per tu theksuar interesi i prinderve per kete ngjarje sportive,  ata ishin pjesemarres aktive dhe inkurajues te ketij aktivitetit.

 Ndeshjet u organizuan  me femije te moshes 6-7 vjec ( klasat e para te shkolles) dhe me nje numer prej afersisht 100 femije. Ekipet u organizuan ne forme mikse, ku perberja e nje ekipi kishte 4 lojtare femra dhe 4 meshkuj. Kjo krijoi nje atmosfere shume festive dhe nje RISI per komunitetin e zones. Mund te themi qe ne kete aktivitet patem nje mbeshtetje te jashtezakonshme nga Komuna LIbonik dhe vete kryetari i saj Z. Petrit Kupe, si dhe nga Drejtoria e Shkolles dhe kolektivi i mesuesve. Keshilli i prinderve ishte nja faktor shume inkurajues dhe nxites per organizimin e aktiviteteve te tjera te ngjashme.

Ky ishte aktiviteti i pare i kesaj natyre dhe i ketyre permasave ne kete komunitet.

Ne ekipet qe u krijuan kishte ne perberje edhe nxenes te komuntetit Rom dhe Egjiptian.

Ne fund te aktivietit u ndane trofe dhe stimuj morale dhe per me konkretisht si me poshte vijon:

1. Ekipi i vendit te pare mori kupen e aktivitetit

2. Ekipi i vendit te dyte nje Certifikate

3. Certifikate per lojtarin me te mire te aktivitetit.

Objektivi i realizuar i ketij aktiviteti perkon me se miri dhe me nje prej objektivave te vendosura nga Federata Shqiptare e Futbollit per masivizimin e sportit te futbollit dhe shtimin e numrit te futbollisteve ne rajonet perkates.