Konturohet Kombëtarja U-15, ja lojtarët! - FSHF

Konturohet Kombëtarja U-15, ja lojtarët!

Pas një periudhe të plotë 3-mujore u bënë seleksionimet nëpër  qendrat zonale në të 6 zonat e Shqipërisë për datëlindjen 2003-2004. Respektivisht në zonat e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Korçës, Fierit dhe Elbasanit.  Secila nga këto përfaqësuese zonale ishte e përbërë me 20 nga lojtarë. Pas disa seancave stërvitore (10 seanca) me trajnerët e tyre në zonë për cdo ditë të hënë ,për një periudhë 1-javore u zhvilluan edhe 3 ndeshje përgatitore për të përzgjedhur lojtarët më cilësorë  të cilët do të jenë pretendentë primarë të grupit prej 25 futbollistësh të Kombëtares U-15.

Gjatë këtyre tre ndeshjeve të kontrollit, dhe pas seancave të mëparëshme Stafi Teknik duke bashkëpunuar ngushtë me Përgjegjësit dhe trajnerët e zonave me një vendim në unison përgjodhi këta lojtarë të cilët përfshihen dhe aktivizohen vetëm brenda Shqipërisë.

SKUADRA KOMBETARE MOSHA U-15/DATELINDJA 2003-2004

1-Brajan           Marku        Portier

2-Redon           Gega          Portier

3Anor               Xhafa          Mbrojtes

4-Ramazan      Alla              Mbrojtes

5-Julian            Sina            Mbrojtes

6-Luis               Lera             Mbrojtes

7-Ensi               Shyli           Mbrojtes

8-Erjon             Qyra           Mbrojtes

9-Gjergji            Kote          Mesfushor

10-Renato        Toska         Mesfushor   

11-Frenki          Koduci       Mesfushor

12-Brajan         Katroshi     Mesfushor

13-Albi              Shpuza      Mesfushor 

14-Albi              Mezani      Sulmues

15-Endri            Cela           Sulmues

16-Kevin           Ysolli          Sulmues

17-Nino             Dhrami     Sulmues

18-Endri           Qehaja       Sulmues

19-Andrea        Lilaj            Mesfushor

20-Albi             Shpuza      Mesfushor 

Vlen të përmendet fakti që shumë lojtarë më cilësi të mira nuk janë përfshirë në kombëtaret e zonave. Përsa i përket grupit të përzgjedhur prej 20 futbollistësh tashmë të përgjedhur është planifikuar një grumbullim 5-ditor i skuadrës nga data 9 Maj deri ne 12Maj  per shikimin e tyre më nga afër dhe ndërtimin e një bërthame bazë për vazhdimësinë .


Duke kontrolluar karten...