Konferencë për shtyp në FSHF - FSHF

Konferencë për shtyp në FSHF

Sekretari i Pergjithshëm Ilir Shulku, si dhe dy anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Bardhyl Minxhozi e Artan Hajdari, dolën në një konferencë për shtyp, menjëherë pas deklarimit të vendimit të Komisionit të Kontrollit Etikës dhe Disiplinës në UEFA. Sekretari Shulku i ka njohur të pranishmit me vendimet e ardhura nga UEFA. Më pas, ata i janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Në lidhje me vendimin avokat Artan Hajdari ju përgjigj: “Sipas rregullores, argumentimi duhet kerkuar ne UEFA, brenda pese diteve nga komunikimi i vendimit, gje te cilen FSHF do ta kerkoje menjehere. Pavaresisht argumentimit te munguar, ne gjykojme qe Shqiperia eshte denuar per shkak te “refuzimit per te vazhduar ndeshjen”, gje e cila nuk ka qene keshtu nga ana jone, ndersa gjoba eshte vene per shkak te “banerit te ndaluar”, serish e pavertetuar dhe e pabazuar. Ky ishte nje denim i cili nuk mund te themi se pritej, por qe ne mendojme se ka patur ose me sakte ka pesuar influencen politike. Më pas ai ka theksuar: “Ky vendim, rezulton per ne teresisht i padrejte dhe ne do te vazhdojme te kerkojme drejtesi ne Komisionin e Apelit dhe me tej ne CAS (Court of Arbitration for Sport). Ne do te kerkojme drejtesi dhe do te kerkojme te marrim maksimumin ne te gjitha drejtimet, gjithashtu edhe tre piket e mohuara ne kete vendim te sotem. Provat e grumbulluara dhe te paraqitura jane me se te plota dhe nga ana juridike, se bashku me dy studiot e tjera eshte punuar ne menyre me se profesionale”- ka përfunduar ai.

Më pas ka reaguar edhe anëtari tjetër i KE, zoti Bardhyl Minxhozi: “Vendimi nuk ka dhënë drejtësi sepse nuk ka dënuar dhunën e ushtruar në stadiumin e Beogradit. Fusha e lojës dhe lojtarët tanë janë dhunuar nga huligane qe kane uzurpuar fushen. Koret raciste në stadium nuk kanë pushuar. Serbia është dënuar të zhvillojë dy ndeshje pa spektatorë por të jeni të sigurtë që në stadium në do të mungojë Ivan Bogdanovi, që ishte edhe dirigjenti i dhunës së ushtruar në fushën e lojës”.

Në mbyllje Sekretari i FSHF, Ilir Shulku, ka falenderuar mediat për mbështetjen që i kanë dhënë Federatës, në lidhje me këtë çështje.


Duke kontrolluar karten...