Konferencë për shtyp, Kukeli dhe Hysaj - FSHF

Konferencë për shtyp, Kukeli dhe Hysaj

Burim Kukeli dhe Elseid Hysaj kane qene dy futbollistët e rradhës që kanë dalë në konferencë për shtyp. E mbajtur sot në orën 11:00 nga kompleksi i ekipeve kombëtare të Turqisë ku dhe është akomoduar Shqipëria për këtë grumbullim 5-ditor, përpara sfides zyrtare qe do të luhet ndaj Izraelit në 11 qershor, e vlefshme për Eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

I pari i është pergjigjur interesit te medias Burim Kukeli: “Është moment shumë i vështirë sidomos pas humbjes. Nuk e kemi pritur as ne, por mundohemi të japim maksimumin per kete kombetare. Mendoj se tani në ndeshjen me Izraelin, i vetmi shans është fitorja që t’i afrohemi vendit të tretë. Arritja në Europian ishte një sukses shumë i madh. Cdo lojtar duhet të japë maksimumin për kombëtaren, por tashmë misioni bëhet i vështirë për vendin e dytë të paktën të arrijmë vendin e tretë. Edhe në Europian kam luajtur qëndërmbrojtës, eshtë një pozicion që di ta bëj. Me Luksemburgun jemi mërzitur shumë por duhet të mësojmë nga gabimet e bëra”- përfundoi fjalën Kukeli.

Ndërkohë Elseid Hysaj: “Jemi një grup fantastik. Nuk është fare e vërtetë së është prishur grupi. Nuk mund të them që është cikël i mbyllur, përkundrazi ka nisur tani cikli. Edhe në klubet tona ka ndodhur që kemi humbur 5 apo 6 ndeshje. Eshte moment i keq por do e kalojmë. Une them se trajneri po e bën punën e ti, tani na takon neve te bëjmë tonën. A do ikë trajneri? Nese do ikte do na e thoshte, nuk e besoj. Mediat italiane edhe mua me cuan te Barcelona, por ja ku jam. Në lidhje me shiritin e kapitenit nuk është problem kush e merr, fare. Një gjë duhet të kini parasysh: gëzojme nje harmoni fantastike”.