Konferencë për shtyp, Hyka dhe Roshi - FSHF

Konferencë për shtyp, Hyka dhe Roshi

Këtë të enjte nga qendra e ekipeve kombëtare të Turqisë ku është akomoduar përfaqesuesja jonë në prag të sfidës ndaj Izraelit më 11 qershor, kanë dalë në konferencë për shtyp Hyka dhe Roshi.

Jahmir Hyka në fjalën e tij: “Nuk e ndoqa ndeshjen në Luksemburg sepse isha duke udhëtuar. Por, e pashë më pas rastet e ndeshjes. Normalisht që nuk është një rezultat i mirë përpara ndeshjes me Izraelin. Ndaj Izraelit duhet të paraqitemi mirë dhe ta ndryshojmë këtë situatë.
Është normale që pas një humbje ekipi të mos jetë i lumtur, por këto ditët e fundit kemi më tepër përqendrim, pasi luajmë një ndeshje të rëndësishme ndaj Izraelit.
Nuk e kam pasur asnjëherë dëshirën të jem kapiten. Për mua është kënaqësi që jam këtu dhe që të përfaqësoj Kombin. Asnjë lojtar nuk duhet të bëjë polemika në Kombëtare, trajneri vendos se cilët luajnë. Unë jam gati dhe shpresoj që formën e mirë që po kaloj në Amerikë të jap kontribut edhe në këtë ndeshje me Kombëtaren. Nuk është e lehtë të udhëtosh mbi dhjetë orë, por besoj që kjo nuk ndikon te fakti që jam pjesë e Kombëtares, për mua prezenca këtu është krenari”-përfundoi Hyka.

Odise Roshi u shpreh: “Luaj pathuasje në cdo pozicion, mesfushor i djathtë, i majtë, në sulm. Besoj se pozicioni im i preferuar është mesfushor i djathtë. Edhe ekipe me të mëdha kanë humbur me Leksemburgun, por kishim tre katër mundesi për ta mbylur ndeshjen. Ka shumë skema që kemi aplikuar në stërvitje, pak e vështirë sepse Izraeli ka ekip të mirë, por besoj se ne jemi më lart. E kam ndjekur Izraelin në ndeshjet me Maqedoninë dhe Italinë. Ne duhet të japim maksimumin dhe nëse marrim fitoren shumë humbje që kemi bërë shumëzohen me zero. Përqendrimi është më i rëndësishëm në futboll, ndan suksesin me humbjen. Shqipëria arriti në një nivel ku nuk kishte qenë kurrë. Nuk kemi probleme, skuadra di të rinovohet vit pas viti sepse do të vijnë elementë nga shpresat. Normale që më mungon Balaj kam qëndruar gjithmonë me të.”