Konferencë për shtyp e Sektorit të Licensimit - FSHF

Konferencë për shtyp e Sektorit të Licensimit

Sot në orën 10:30 në sallën e konferencave, foli përpara mediave në lidhje me Licensimin, specialisti i Sektorit të Licensimit Eduart Gjini.

FSHF që nga muaji Dhjetor 2016 dhe në vazhdim ka filluar procesin e Licensimit të Klubeve, të cilat kanë aplikuar për të marrë një Licensë të UEFA-s. Klubet aplikante për licensë janë asistuar dhe monitoruar gjatë të gjithë kësaj periudhe nga ana e Federatës, sidomos në përmbushjen e detyrimeve të Kriterit Financiar.

Procesi sipas afateve të percaktuara nga UEFA përfundoi në 31 Mars 2017. Dokumentacioni që klubet aplikante paraqitën në FSHF gjatë muait Prill 2017 ju vu në dispozicion ekspertëve të çdo Kriteri, të cilët pasi bënë vlerësimet e duhura dhanë edhe konkluzionet përkatëse. Aplikimin për licensë për pjesmarrjen në kompeticionet europiane e filluan të dhjetë ekipet e Kategorisë Superiore.

A- Nga dokumentat e paraqitura si dhe nga deklarimet e ekspertëve të kritereve KF Korabi nuk plotësonte asnjë nga kriteret.

B- Nga Aplikantët e tjerë, Komisioni vendosi ti japë licensën për pjesmarrje në kompeticionet e UEFA-s, 5 klubeve të mëposhtme :

    FC KUKESI

    FC PARTIZANI

    KF SKENDERBEU

    KF LUFTETARI  

    KF TEUTA

C- Komisioni i Licensimit pasi ka verifikuar edhe njëherë të gjithë dokumentacionin e paraqitur si dhe konkluzionet e ekspertëve të kritereve vendosi ti refuzoi kërkesën për license për pjesmarrje në kompeticionet europiane, klubeve të mëposhtëme:

  1. FC FLAMURTARI
  2. KF VLLAZNIA
  3. KF TIRANA
  4. KF LACI

Vendimi i Komisionit ju shpërnda Klubeve të sipërcituara ne daten 05.05.2017, ku në të cilin ju theksohej se Aplikantët e refuzuar kishin të drejtë për të bërë kërkesë për në Komisionin e Apelit brenda pesë ditëve pune nga dita e marrjes së këtij njoftimi.
Nga klubet që ju refuzua licensa Apeluan vetëm KF TIRANA dhe KF LACI të cilat së bashku me kërkesën për apelim sollën edhe dokumenta shtesë (në të cilat e mbështesnin edhe kërkesën për Apelim).

Komisioni i Apelit për Licensimin e Klubeve u mblodh sipas procedurës në datën 13 Maj 2017 dhe pasi diskutoi dhe verifikoi të gjithë dokumentacionin e paraqitur së bashku edhe me dokumentat shtesë, të sjella nga Klubet të cilat bënë edhe Apelim, vendosën që: Ti jepej licensa për pjesmarrje në kompeticionet europiane ekipeve të KF TIRANA dhe KF LACI.

FSHF këto vendime të marra nga Komisionet nuk i ka bërë publike per arsyen e vetme, ruajtjen e integritetit të garës.