KONFERENCË PËR SHTYP E FUTBOLLISTËVE TË U-19, LIVIO MALAJ DHE JURGEN ÇELHAKA - FSHF

KONFERENCË PËR SHTYP E FUTBOLLISTËVE TË U-19, LIVIO MALAJ DHE JURGEN ÇELHAKA

Sot në orën 12:00 në ambjentet e resortit “Tropikal” në Durrës kanë dalë përpara mediave dy futbollistët e kombëtares U-19, portieri Livio Malaj dhe mesfushori Jurgen Çelhaka, të cilët janë grumbulluar nga përfaqësuesja kuqezi për turneun zyrtar të vlefshëm për eliminatorët e Europianit U-19. Shqipëria bën pjesë në grupin e 8-të sëbashku me Norvegjinë, Sllovakinë dhe Ukrainën. Ndeshjet do të zhvillohen nga data 10-16 tetor në “Niko Dovana” Durrës dhe stadiumin e Kamzës.

Portieri Malaj në fjalën e tij u shpreh: “Grumbullimi po ecën shumë mirë, me pjesën më të madhe të grupit njihemi, pasi u bë disa kohë që grumbullohemi, jemi të harmonizuar me njëri tjetrin, ne jemi shumë shokë, marëdhënia jashtë fushe ndikon shumë edhe brënda fushës së blertë. Ky fakt do na ndihmojë të ecim përpara. Shpresoj me grupin që kemi është një grup me cilësi e aq më tepër që ndeshjet do ti zhvillojmë në Shqipëri, besoj duhet ta shfrytëzojme e sigurisht kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve dhe besoj do ia dalim. Ekipet kundërshtare kanë kualitet por me impenjimin maksimal mund tia dalim”.

Mesfushori Çelhaka ne fjalën e tij theksoi: “Me të gjithë shokët e skuadrës njihemi edhe më përpara pasi kemi pasur disa grumbullime me kombëtaren U-19 dhe mendoj se jemi një grup solid dhe shpresoj të ecim sa më shumë përpara. Duhet të mnendojmë të stërvitemi sa më mirë pasi dhe pritshmëritë i kemi të mëdha. Ne luajmë në shtëpinë tonë pavarësisht që kundërshtarët janë të fortë, do të bëjmë maksimumin”.