Konferenca për shtyp, flet Berisha dhe Memushaj - FSHF

Konferenca për shtyp, flet Berisha dhe Memushaj

Sot në mesditë në resortin “Tropikal” në Durrës u zhvillua konferenca e rradhës për shtyp, me dy futbollistët, Ledian Memushaj dhe Etrit Berisha. Përpara mediave të interesuara, futbollistët kanë treguar në lidhje me përgatitjet që skuadra po bën për ndeshjen e 12 nëntorit kundër Izraelit, në “Elbasan Arena”.

Fillimisht portieri Etrit Berisha deklaroi: “Është një ndeshje decisive, sepse Izraeli është kundërshtari ynë direkt dhe real, në këtë grup të fortë. Mendoj se forcën më të madhe, kjo skuadër e ka tek sulmi. Kemi dy ditë që po punojmë me stafin, për të zbërthyer mënyrën e tyre të lojës. Ne duhet të marrim maksimumin, duke përballuar sulmet e tyre dhe të gjejmë forcë për ti goditur”-deklaroi portiere i kombëtares së Shqipërisë.

Më pas pyetjeve i është përgjigjur Ledian Memushaj. “Italia? Kanë shumë respekt për skuadrën tonë dhe ata e vlerësojnë arritjen tonë të deritanishme. Por ne, na duhet të përqëndrohemi tek Izraeli. Po stërvitemi shumë fort, për këtë ndeshje. Në kombëtare ka shumë konkurencë dhe kjo është gjë shumë e mirë. Zgjedhjet janë të trajnerit dhe unë do të përpiqem sa më shumë për të merituar besimin e tij dhe për të dhënë më të mirën”, përfundoi mesfushori i kombëtares së Shqipërisë.