Komunikatë për shtyp e FSHF - FSHF

Komunikatë për shtyp e FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit, kërkon të informojë mediat shqiptare dhe të gjithë opinionin sportiv se sot është thirrur me urgjencë nga ana e UEFA-s në Nion, një mbledhje urgjente me të gjitha (54) federatat pjesëmarrëse të futbollit në kontinent. Qellimi i kësaj mbledhjeje ishte sqarimi i pozicionit të Presidentit të UEFA-s, pas pezullimit të imponuar nga Komisioni i Etikës së FIFAs. Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe mbledhjes së organizuar me 54 federata anëtare, parimisht u ra dakort në qëndrimin e UEFAs dhe federatave anëtare si më poshtë:
“Ne e respektojmë dhe vlerësojmë punën e Presidentit të UEFAs Mishel Platini për zhvillimin e futbollit europian.Ne mbështesim z. Platini për të patur mundësinë e një procesi të drejtë dhe mundësinë që të pastrojë emrin e tij nga këto akuza. Ne i bëjme thirrje të gjitha instancave të përfshira në këtë proces, Komisionit të Etikës në FIFA, Komisionit të Apelit në FIFA dhe së fundmi Gjykatës së arbitrazhit sportiv, për të punuar me shpejtësi, në mënyrë që të sigurojë një vendim përfundimtar të kësaj cështjeje maksimumi deri në mesin e muajit nëntor”.


Duke kontrolluar karten...