Departamenti Ligjor dhe i Licencimit në Federatën Shqiptare të Futbollit njofton se ka përfunduar procesi i licencimit të klubeve të “Abissnet Superiore” dhe të gjitha klubet kanë dorëzuar pranë FSHF-së dokumentacionet lidhur me këtë proces për edicionin futbollistik 2026-2027.
Pas përfundimit të këtij procesi dhe kontrollit të dokumentacioneve të dorëzuara nga klubet, Komisioni i Licencimit vendosi që: KF Egnatia, FK Partizani, KF Vllaznia, FC Dinamo City, AF Elbasani, KF Teuta, KFF Vllaznia (vajza), KF Gramshi dhe FK Apolonia të marrin licencën për pjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s dhe FSHF-së për sezonin 2026-2027.
Sakaq, për shkak të mospërmbushjes së gjashtë kritereve që kërkohen për marrjen e licencës, që janë: kriteri sportiv, ai i përgjegjësisë sociale dhe mbrojtjes së mjedisit në futboll, Kriteri i infrastrukturës, kriteri i administratës dhe personelit, kriteri ligjor dhe kriterin financiar, klubeve KF Vora, FK Bylis, KF Tirana, FC Flamurtari u refuzohet licenca për pjesëmarrjen në kompeticionet e UEFA-s për sezonin 2026-2027.

















