Departamenti Ligjor dhe i Licencimit në Federatën Shqiptare të Futbollit njofton se ka përfunduar procesi i licencimit të klubeve të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe të gjitha klubet kanë dorëzuar pranë FSHF-së dokumentacionet lidhur me procesin e licencimit për edicionin futbollistik 2025-2026.
Pas përfundimit të këtij procesi dhe kontrollit të dokumentacioneve të dorëzuara nga klubet, Komisioni i Licencimit vendosi që: KF Egnatia, FK Partizani, KF Vllaznia, FC Dinamo City, AF Elbasani, KFF Vllaznia (vajza), KF Gramshi (vajza) dhe FK Apolonia (vajza) të marrin licenca për pjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s dhe FSHF-së për sezonin 2025-2026.
Sakaq, për shkak të mospërmbushjes së gjashtë kritereve që kërkohen për marrjen e licencës, që janë: kriteri sportiv, ai i përgjegjësisë sociale në futboll, i infrastrukturës, kriteri i administratës dhe personelit, kriteri ligjor dhe kriterin financiar, klubeve KF Skënderbeu, FK Bylis, KF Tirana, KF Teuta, KF Laçi u refuzohet licenca për pjesëmarrjen në kompeticionet e UEFA-s për sezonin 2025-2026.

















