Është mbledhur të premten në orën 11.00, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit. Kjo ishte mbledhja e parë e Komitetit të ri, të votuar në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF, më 28 shkurt. Nën drejtimin e Presidentit Armand Duka, të dhjetë anëtarët e Komitetit të ri, diskutuan sipas rendit të ditës.

Sipas statutit të FSHF, është proçeduar me zgjedhjen dy Zv/Presidentëve të FSHF. Komitetit ka zgjedhur si ZvPresident të parë të FSHF Lutfi Nurin dhe si Zv/President të dytë, Edvin Libohovën. Për zotin Nuri, ky është mandati i tretë rradhazi në këtë post. Ndërkohë z. Libohova ka qenë edhe më parë Zv/President në mandatin 1993-1997 (madje për një vit ka mbajtur edhe postin e Presidentit të FSHF).
















