Komiteti HatTrick sposton mbledhjen në Tiranë për shkak të Covid-19 - FSHF

Komiteti HatTrick sposton mbledhjen në Tiranë për shkak të Covid-19

Pandemia Covid-19 sjell përsëri ndryshime në axhendën e Komitetit HatTrick të UEFA-s, Nën Kryetar i të cilit është Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Së fundmi është vendosur spostimi i mbledhjes së planifikuar për në Tiranë.

Mbledhja e rradhës së këtij komiteti ishte vendosur për tu zhvilluar në Tiranë më 11 mars 2021 por për shkak të pandemisë axhenda është ndryshuar dhe kjo mbledhje në vendin tonë do të zhvillohet në një moment të dytë.

Kjo është hera e dytë që spostohet mbledhja e planifikuar për tu zhvilluar në Tiranë pranë zyrave të Federatës së Futbollit pas mbledhjes së 11 tetorit të këtij viti që u zhvillua online.