Sot në Federatën Shqiptare të Futbollit, nën drejtimin e Presidentit Armand Duka, është mbledhur Komiteti Ekzekutiv,i cili ndër diskutime produktive të ndryshme mori këto vendime të rëndësishme:
•Miratohet fillimi i kampionatit te pare kombëtar të minifutbollit.
•Ndërtimin e një fushe futbolli për të verbërit, një lajm ky jashtezakonisht i mirë për këtë komunitet të cilët tashmë do të kenë një aktivitet shumë domethënës që ndihmon si në aspektin fizik por mbi të gjitha për atë social. FSHF do të investojë pa kursim për plotësimin e kërkesave të tyre.

















