Kombëtarja vijon përgatitjet në Turqi - FSHF

Kombëtarja vijon përgatitjet në Turqi

Skuadra përfaqësuese shqiptare vijon përgatitjet e saj në qendrën e ekipeve kombëtare të Turqisë në Stamboll. Seanca e pasdites së sotme ka predominuar pervec pjesës së nxemjes ne fillim edhe në një ndeshje kontrolli me dy formacione ku trajneri dhe stafi po testonin edhe alternativat e tyre në fushë. Futbollisti Migjen Basha është stërvitur i diferencuar nga skuadra në një kohë, që pjesa tjetër ka qënë e gjitha në fushë. Trajneri De Biasi është duke vlerësuar në këto ditë mundësitë e tij taktike në fushe. Gjatë pasdites së sotme sërisht ka ndërruar shumë skema në pjesën taktike duke parë performancën e gjithësecilit në fushën e blertë.