Ekipi kombëtar vazhdon përgatitjet, për ndeshjen e parë zyrtare kundër Portugalisë, që do të zhvillohet në Aveiro më datë 7 shtator. Prej ditës së hënë, 24 futbollistë janë vënë në dispozicion të trajnerit Xhani De Biazi dhe stafit të tij. Ekipi, vazhdon ti zhvillojë përgatitjet e tij për këtë ndeshje, në La Coruna të Spanjës. Paraditen e të martës, skuadra ka zhvilluar një shkrythje në palestrën e hotel “Attica 21 Villalba “, ku është akomoduar. Në orën 17.30 do të zhvillohet seanca stërvitore sipas programit të përcaktuar. Sipas menaxherit të ekipit Alban Bushi informohemi, gjithçka po shkon mjaft mirë, në dy ditët e para të grumbullimit. “Kushtet janë shumë të mira dhe skuadra po vazhdon e qetë përgatitjet e saj, për ndeshjen me Portugalinë”- ka deklaruar ai, për websitin zyrtar të FSHF.

















