Kombëtarja U21 një test ndaj Skënderbeut U19 - FSHF

Kombëtarja U21 një test ndaj Skënderbeut U19

Kombëtarja U21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, ditën e nesërme  datë 8 qershor ora 18:30 do të zhvilloje një ndeshje testuese me ekipin U19 të Skënderbeut në stadiumin e qytetit të Pogradecit “Gjorgji Kycyku”.  

Shpresat janë akomoduar në qytetin liqenor për të përgatitur ndeshjen zyrtare Shqipëria U21-Estonia U21, e cila do të luhet më 12 qershor ora 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Europian.

Përfaqësuesja e kësaj moshe do të përballet për herë të parë në një ndeshje me estonezët. Shqipëria bën pjesë në grupin e dytë sëbashku me Estoninë, Islandën, Irlandën e Veriut, Sllovakinë dhe Spanjën.