Kombëtarja U21 bind në testin ndaj Skënderbeut U19 - FSHF

Kombëtarja U21 bind në testin ndaj Skënderbeut U19

Një test pozitiv për Kombëtaren U21 në ndeshjen miqësore kundër Skënderbeut U19 që u zhvillua sot në 18:30 në qytetin liqenor të Pogradecit, me rezultatin 5-0, në favor të ekipit Kombëtar të Shpresave. Kjo ndeshje testuese do ti shërbeje trajnerit Alban Bushi për ndeshjen e ditës së hënë, Shqipëri-Estoni datë 12 qershor ora 20:00 që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. E vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Europian, kujtojmë kjo është ndeshja e parë në grup.