Kombëtarja U21 barazon me Estoninë U21 - FSHF

Kombëtarja U21 barazon me Estoninë U21

Kombëtarja U21 ka barazuar me Estoninë U21, me rezultatin 0-0,  në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Europian të U21, në ndeshjen e luajtur ditën e hënë ora 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Shpresat e drejtuara nga trajneri Alban Bushi kanë dominuar ndeshjen në tërësi dhe kanë shperdoruar disa raste për të shënuar e të kalonim në avantazh. Mundesitë më te mira për shënim i ka pasur Abazaj por pa sukses, portën e estonezeve e sulmon edhe Mustafa me Seferin, megjithatë portieri i tyre mbetet i pakalueshëm. Prej minutës së 67 shpresat kanë luajtur me një futbollist më pak pasi Zeka ndëshkohet me kartonë të kuq nga arbitri, ku pavarësisht kësaj kuqezinjtë deri në minutën e fundit e kontrolluan lojën por pa gjetur golin e fitores.

Shqipëria U21 luajti me këtë formacion: Selmani, Doka, Tafa, Toli, Ceka, Ramadani, Bare (c), Seferi, Kallaku (46′ Hebaj), Abazaj (87′ Çekiçi), Mustafa (64′ Zeka).


Duke kontrolluar karten...