Kombëtarja U19 në finalen e turneut "Lazio Cup" - FSHF

Kombëtarja U19 në finalen e turneut “Lazio Cup”

Kombëtarja U19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani po bën një paraqitje shumë të mirë në turneun “Lazio Cup” duke arritur fitoren e tretë rradhazi, ku sot në ndeshjen gjysëmfinale të luajtur në orën 11:00 ka mundur me rezultatin 2-1 ekipin e Sampdorias.

Goli i parë për Shqipërine u shënua nga Franc Pjetri ne minuten e 8 te pjesës së parë më pas kane barazuar italianet e Sampdorias në minutën e 11 dhe golin e fitores e ka shënuar Fabian Blakcorri në minutën e 28 te pjesës së dytë.

Me këtë fitore të merituar dhe nje lojë shumë të mirë nga ana e kuqezinjve, Shqipëria do të luaje nesër në oren 10:30 ndeshjen finale për këtë turne ndaj skuadrës përfaqësuese të Italisë B, e cila fitoi në gjysëmfinale ndaj Nk Istria me rezultatin 3-1. 

Përpara fillimit të ndeshjes trajneri Bogdani i ka motivuar futbollistët që drejton me këtë letër:

leter motivuese