Kombëtarja U19, barazon me Kosovën - FSHF

Kombëtarja U19, barazon me Kosovën

Kombëtarja shqiptare U19, ka zhvilluar një miqësore me homologen e saj kosovare. Ekipi i drejtuar nga trajneri Arjan Bellai, ka barazuar 2-2 në këtë ndeshje të zhvilluar në Kukës. Të parët kanë shënuar futbollistët tanë me anë të Jurgen Bardhit dhe Rubin Hebaj. Më pas ekipi kosovar ka arritur të barazpeshojë lojën, duke shënuar edhe ata dy gola.
Kjo ndeshje, është zhvilluar në kuadrin e përgatitjeve që po bën kjo skuadër, për eliminatoret e Kampionatit Europian. Bellai është emëruar disa javë më parë si trajner i ekipit kombëtar U19, së bashku me ndihmësin e tij, Sulejman Demollari.


Duke kontrolluar karten...