Kombëtarja shqiptare e futbollit, mosha U17 e drejtuar nga trajneri Dzemal Mustedanagic do të zhvillojë një grumbullim disa-ditor në qytetin e Elbasanit. Ky grumbullim do të vijoje nga datat 22-28 qershor 2017. Trajneri i përfaqësueses kuqezi ka grumbulluar 24 futbollistë, të cilët do të jenë në vëzhgimin e tij. Ata që do të bindin trajnerin do të kenë një vend në listën përfundimtare të kualifikueseve të ekipit kombetar për këtë grupmoshë, që do të zhvillohen në muajin tetor.
Shqipëria bën pjesë në grupin e dytë sëbashku me Spanjën, Kroacinë dhe Lihtenshtejnin. Ndeshjet e këtyre kualifikueseve të Kampionatit Europian U17 do të zhvillohen në datat 19, 22 dhe 25 tetor 2017 në vendin tonë.
Kjo është lista e futbollistëve të grumbulluar:

















