Kombëtarja U-21, thirren katër emra të rinj - FSHF

Kombëtarja U-21, thirren katër emra të rinj

Ekipi kombetar U-21, behet gati per ndeshjen miqesore kunder Katarit, që do të zhvillohet më datë 6 gusht, në Dandy United Stadium, në orën 19:00.

Per kete takim, perveç lojtareve te tjere, në përbërje të listës janë edhe katër lojtarë që thirren për herë të parë në ekipin kombëtar U-21. Ata janë, Leart Pacarada i SV Sandhausen  (Gjermani), Dreni Hoxha i Shalke 04 (Gjermani), Valmir Sulejmani i Hannover 96 (Gjermani) dhe Mergim Vojvoda i Standard De Liege (Belgjike).

 

Këta lojtarë të talentuar janë thirrur nga stafi i ekipit U -21 për shkak të paraqitjes së mirë, që kanë patur me klubet e tyre. Një mundësi e mirë për këtë është ndeshja kundër Katarit. Sipas trajnerit Skënder Gega, ata janë evidentuar si talente dhe mund ti shërbejnë ekipit U-21 në edicionin e ardhshëm. “Janë të katërt lojtarë të talentuar, të cilët janë në planet tona për edicionin e ardhshëm. Për ta, pas kësaj ndeshjeje do të nisim procedurat për pajisjen me pasaportë”- konfirmon trajneri, Skënder Gega.


Duke kontrolluar karten...