Ekipi kombëtar U-19, do të marrë pjesë në Turneun Miqësor Ndërkombëtar, që do të zhvillohet në Dubai. Ekipi i drejtuar nga trajneri Altin Lala, merr pjesë në këtë aktivitet, në kuadrin e përgatitjeve për Eliminatoret e Kampionatit Europian që do të zhvillohen në nëntor në Portugali. Skuadra kuqezi, ka mbërritur të dielën në orët e para të mëngjesit, në Dubai dhe ka nisur programin stërvitor. Përveç kombëtares shqiptare U-19, në këtë turne do të marrin pjesë edhe homologët e Emirateve të Bashkuara Arabe, Azerbajxhanit dhe Omanit. Turneu fillon nesër dhe ndeshjet do të zhvillohen sipas këtij kalendari:
16.09.2014 Ora 17.40 Emiratet e Bashkuara Arabe – Azerbajxhan
16.09.2014 Ora 17.40 Shqipëri – Oman
18.09.2014 Ora 17.40 Emiratet e Bashkuara Arabe – Shqipëri
18.09.2014 Ora 17.40 Oman – Azerbajxhan
20.09.2014 Ora 17.40 Azerbajxhan – Shqipëri
20.09.2014 Ora 17.40 Emiratet e Bashkuara Arabe – Oman

















