Kombëtarja shqiptare e futbollit U-19 për femra ka zhvilluar një tjetër miqësore me Maqedoninë, që përfundoi me fitoren 4-2 për ekipin kuqezi. Për skuadrën e drejtuar nga trajneri Nevil Dede golat u shënuan nga Klarita Myrtolari (minutat 34′, 58′), Arlinda Hasanaj (minuta 53 – me penallti) dhe Ilarja Zarka (minuta 80). Takimi u zhvillua në stadiumin e Probishtipit në Maqedoni dhe ishte i dyti i kombëtares U-19 më homologet maqedonas brenda pak ditëve. Miqësorja e parë e luajtur më 4 prill përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të Maqedonisë dhe u zhvillua po në vendin fqinj.

















