Vazhdon përgatitjet e saj për Eliminatoret e Kampionatit Europian, skuadra kombëtare U-19. Ekipi i drejtuar nga trajneri Altin Lala, është grumbulluar në ambientet e resortit “Tropikal” në Durrës. Dje në orën 14.30, ekipi kombëtar zhvilloi një ndeshje miqësore në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, kundër Shkëndisë së Tiranës. Takimi u mbyll me rezultatin 2-2.Eliminatoret do të zhvillohen në datat 12-17 nëntor. Ekipi ynë kombëtar është në të njëjtin grup me Danimarkën, Portugalinë dhe Uellsin. Takimi i parë më 12 nëntor, do të jetë kundër Danimarkës. I dyti do të luhet kundër vendasve të Portugalisë, më 14 nëntor. Takimi i fundit më datë 17 nëntor, do të luhet kundër Uellsit.

















