Ekipi kombëtar U-19, do të luajë kundër Italisë një ndeshje miqësore. Takimi është programuar për tu zhvilluar më 17 dhjetor në Romë, në orën 14.30. Kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore që skuadra e drejtuar nga Altin Lala, do të zhvillojë pas eliminatoreve të Kampionatit Europian, të cilat i luajti në Portugali, kundër vendasve, Uellsit dhe Danimarkes.
Gjithsesi kjo mund të konsiderohet një miqësore luksi për skuadrën e Altin Lalës. Prej dy vjetësh, funksionon një marrëveshje bashkëpunimi mes FSHF dhe FIGC, e cila përfshin edhe ndeshje miqësore me kombëtareve të moshave.

















