Kombetarja U-19, humbet ne "Elbasan Arena" - FSHF

Kombetarja U-19, humbet ne “Elbasan Arena”

 

Shqiperia U-19 humb ne miqesoren e zhvilluar te merkuren ne stadiumin “Elbasan Arena” me rezultatin 1-2. Takimi qe ka zgjuar kersherine e tifozerise elbasanase me gjithe kohen e ftohte eshte ndjekur nga rreth 4 mije tifoze. Djemte e Altin Lales jane gjendur ne disavantazh ne minuten e 25 me ane te Bifulco pas shenimit golit dhe sidomos pjesen e dyte reagimi i kuqezinjve tane 19-vjecare ishte i forte. Kjo beri qe ndeshja te barazohej ne minuten e 72 ku Rei Manaj shenoi me penallti golin e barazimit. Kur gjerat po shkonin mire per kuqezinjte, italianet godasin befasisht me ane te Dalmonte ne minuten e 78 duke sigluar perseri avantazhin deri ne fund, megjithe perpjekjen e skuadres shqiptare, rezultati 1-2 mbeti i pandryshuar per skuadren mike te Italise. “Rezultati nuk eshte aq i rendesishem sa sinjalet e mira ku skuadra dha ne momente te caktuara te ndeshjes. Na duhet ende shume pune per te arritur ne nivelet ku pretendojme te jemi” – deklaroi trajneri i U-19, Altin Lala.

 


Duke kontrolluar karten...