Ka fituar 1-0 miqesoren e pare , te programuar kunder Bullgarise, Kombetarja shqiptare U-19 . Ndeshja eshte zhvilluar te premten ne dreke ne stadiumin e qytetit te Pogradecit. Ekipi kuqezi, i drejtuar nga trajneri Altin Lala, ka luajtur me mire se homologet bullgare, dhe ka arritur te jete superior ndaj kundershtareve. Goli i fitores eshte shenuar nga Rey Manaj ne minute e 2 te ndeshjes, me pas lojtaret kuqezinj e kane administruar ndeshjen, duke patur edhe mundesi te tjera per shenim. Ekipi kombetar U-19 do te zhvilloje edhe nje ndeshje tjeter miqesore kunder Bullgarise, te dielen ne stadiumin “Skenderbeu” te qytetit te Korces. “ Jam i kenaqur me paraqitjen dhe karakterin qe lojtaret treguan ne fushe. Sigurisht duhet te punojme me shume ne aspektin e perqendrimit dhe kontrollit te lojes”- deklaroi per websitin zyrtar te FSHF, trajneri Altin Lala.

















