Kombëtarja e femrave U-19 mposht Malin e ZiKete te merkure ato kanë mposhtur 1-0 bashkëmoshataret e Malit të Zi në miqësoren e zhvilluar në Loni Papuciu të Fierit, aty ku nuk mungoi dhe përkrahja për një kategori që po fiton gjithmonë e më shumë terren, atë të futbollit të femrave. Një ndeshje e vendosur nga asisti i kapitenes Uendi Muja dhe goditjes fitimtare të Klarita Myrtollarit. Një ndeshje e dominuar nga fillimi në fund, dhe ku skuadra e drejtuar nga Nevil Dede nuk rrezikoi pothuajse asnjëherë. Meritat për ish-mbrojtësin e Tiranës dhe kombëtares, janë të gjitha për vajzat. Kapitenia Uendi Muja këtë të enjte do të vihet nën urdhërat e Armir Grimës për testin e radhës sërish kundër Malit të Zi, këtë herë me kombëtaren e madhe ne testin e dyte miqesor me Malin e Zi, te enjten ne Shkoder.

















