KOMBETARJA U-19 E FEMRAVE, TE MERKUREN TESTI NE FIER ME MALIN E ZI - FSHF

KOMBETARJA U-19 E FEMRAVE, TE MERKUREN TESTI NE FIER ME MALIN E ZI

Kombëtarja e femrave të 19-vjecareve ka nisur përgatitjet në Durrës për miqësoren me Malin e Zi që do të zhvillohet me datë 1 mars në Fier. Nën drejtimin e trajnerit Nevil Dede, vajzat shpresojnë që të njihen më shumë me njëra-tjetrën, për eliminatoret e europianit, që do të zhvillohen në tetor në Shqipëri, kundër Spanjës, Ukrainës dhe Azerbajxhanit. Për kapiteten e skuadrës, Uendi Muja, në këtë ndeshje skuadra do të përpiqet të shfaqë karakteristikat më të mira të saj duke synuar gjithashtu dhe përmirësimin e mbrojtjes. Dede vijon stervitjet me skuadren ne nje kohe qe te merkuren ne oren 12.00 ne Fier luan perballjen e planifikuar per te vleresuar situaten ne skuader.


Duke kontrolluar karten...