
Kombëtarja U-19, dy miqësore me Uzbekistanin
16/08/2014 11:21 AMEkipi kombëtar U-19, është nisur sot për në Turqi, për të zhvilluar dy takime miqësore kundër Uzbekistanit, në kuadrin e përgatitjeve për eliminatoret e Kampionatit Europian të Futbollit. Takimi i parë do të zhvillohet në 17 gusht ora 18:00 në Adapazar, Sakarya Ataturk Stadium. Pas dy ditësh, djemtë kuqezinj do të zhvillojnë në të njëjtin stadium në orën 17:00, ndeshjen e radhes.( Ne oren lokale)
Ky do të jetë testi i parë për trajnerin e sapoemëruar Altin Lala, për të ndjekur nga afër kontigjentin me të cilin do të përballet në eliminatore. Ai është emëruar vetëm përpara pak ditësh në këtë pankinë, duke qenë njëkohësisht edhe ndihmës i trajnerit De Biazi, në ekipin kombëtar A. Lala zëvendësoi në këtë pankinë, ish portierin e shquar të kombëtares Foto Strakosha.
















