Kombëtarja U-17, zbor stërvitor në Durrës - FSHF

Kombëtarja U-17, zbor stërvitor në Durrës

Vazhdon grumbullimin në Durrës, në resortin “Tropikal”, i ekipit kombëtar U-17 drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanagiç. Sipas një programi të detajuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Ekipeve Kombëtare, kandidatët e kësaj skuadre, të datëlindjes 1998-1999, vazhdojnë seancat stërvitore, nën vëzhgimin e stafit drejtues të ekipit. Ky zbor, që ka nisur në datë 12 dhe do të vazhdojë deri më 22 qershor, do të shërbejë për të parë formën e lojtarëve kandidatë për këtë skuadër. Në shtator, në qytetet Vlorë dhe Fier, do të zhvillohen eliminatoret e Kampionatit Europian U-17. Kjo moshë, për dy edicione rradhazi, është kualifikuar në “Elite Round”. Vitin e kaluar, në muajin tetor, ky aktivitet europian, është zhvilluar në qytetin e Pogradecit dhe të Korçës dhe është vlerësuar nga delegatët e UEFA-s, për performancën e tij.


Duke kontrolluar karten...