Kombëtarja U-17, sot fillojnë eliminatoret - FSHF

Kombëtarja U-17, sot fillojnë eliminatoret

Shqipëria U-17 do të zhvillojë sot ndeshjen e parë në kuadrin e eliminatoreve të Kampionatit Europian. Ajo do të luajë në orën 15.00 kundër Italisë, ndërkohë çifti tjetër Serbi-Maqedoni luan në orën 11.00. Ekipi ynë U-17, ka mbërritur dje rreth orës 11.00, dhe është akomoduar në “Grand Hotel Gallia” zona e Milano Marittima Ravena. Në orën 15:00, skuadra zhvilloi stërvitjen e parë, që është njëkohësisht edhe e fundit përpara ndeshjes kundër Italisë. Ajo është shoqëruar me lojra të ndryshme, që kishin për qëllim relaksimin e skuadrës si edhe disa element taktik. Në orën 20:00 trajneri Xhemal Mustedanagiç zhvilloi një mbledhje me ekipin. Sot ekipi do të zhvillojë ndeshjen e parë.

Ja kalendari i ndeshjeve:

26 tetor

Ora 11.00 Serbi – Maqedoni Stadiumi “Bruno Bucci”

Ora 15.00 Shqiperi-Itali  Stadiumi “Bruno Benelli”

28 tetor

Ora 11.00 Serbi – Shqipëri Stadiumi “Bruno Bucci”

Ora 14.45 Itali – Maqedoni Stadiumi “Bruno Benelli”

31 tetor

Ora 15.00 Itali – Serbi Stadiumi “Bruno Benelli”

Ora 15.00 Maqedoni – Shqipëri Stadiumi “Tullo Morgagni”