Kombetarja U-17 humb ne miqesoren e pare perballe Italise. Ndeshja e zhvilluar te marten ora 15:00 ne stadiumin “Qemal Stafa” , perfundoi me rezultatin 1-3. Takimi miqesor do te pasohet me nje miqesore tjeter e cila do te zhvillohet diten e enjte date 19 Mars, ora 10:00 ne “Niko Dovana” te Durresit. Trajneri i kombetares Xhemal Mustedanagic, i ka aktivizuar te gjithe futbollistet e grumbulluar. Goli i vetem per kuqezinjte eshte shenuar ne minuten e 30 nga Anio Poci me nje goditje me koke. “Rezultati nuk eshte aq i rendesishem sa sinjalet e mira ku skuadra dha ne pjesen e pare te ndeshjes. Na duhet ende shume pune per te arritur ne nivelet ku pretendojme te jemi” – deklaroi trajneri i U-17, Xhemal Mustedanagic.

















