Kombëtarja U-17, humbet edhe ndeshjen e fundit - FSHF

Kombëtarja U-17, humbet edhe ndeshjen e fundit

Shqipëria U-17 ka humbur edhe ndeshjen e saj të tretë dhe të fundit në eliminatoret e Kampionatit Europian të vitit 2017. Skuadra e drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanagiç, nuk ka arritur do të marrë asnjë pikë në këtë aktivitet. Në ndeshjen e fundit kuqezinjtë janë mundur nga Maqedonia me rezultatin 2-1. Pavarësisht, se kanë kaluar të parët në avantazh, ata nuk e ruajtën dot të njëjtin ritëm. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-0 pas një loje të mirë të skuadrës tonë. Në pjesën e dytë, Bullari e ka kaluar shqipërinë në avantazh në minutën e 52. Vetëm dy minuta më pas ka ardhur edhe avantazhi i maqedonsave me anë të Kolevskit. Stratorski në minutën e 64, realizoi edhe golin e dytë që ishte ai i fitores për skuadrën kundërshtare. Por kjo fitore, nuk i mjaftoi fqinjëve tanë lindorë për të shpresuar kualifikimin, pasi në ndeshjen e fundit Italia fitoi pastër 2-0 me Serbinë dhe u rendit e para në grup. Këto dy skuadra u kualifikuan për në “Elitë Raund”.

Rezultatet e grupit 4:

26 tetor

Serbi – Maqedoni 3-1

Shqiperi-Itali 1-0

28 tetor

Serbi – Shqipëri 2-0

Itali – Maqedoni 0-0

31 tetor

Itali – Serbi 2-0

Maqedoni – Shqipëri 2-1

Renditja e grupit 4:

1. Italia 3 2 1 0 3-0 7

2. Serbia 3 2 0 1 5-1 6

3. Maqedonia 3 1 0 2 3-4 4

4. Shqipëria 3 0 0 3 1-5 0