Ka humbur 5-0 kundër Hollandës, kombëtarja U-17 në ndeshjen e saj të dytë, për eliminatoret e Kampionatit Europian të Futbollit. Takimi është zhvilluar në mesditë, ku Shqipëria U-17, nuk ka arritur dot që të përballojë që në fillim vrullin e “tulipanëve, Akedany, ka zhbllokuar rezultatin në pjesën e parë, në minutën e katërt. Pastaj, menjëherë ka ardhur një gol i shpejtë nga Lopez në mintën e ‘10. I njëti autor shënon në minutën e fundit të pjesës së parë dhe me 3-0, është mbyllur pjesa e parë. Kombëtarja U-17, e drejtuar nga Xhemal Mustadanagic, e kishte të vështirë që të përmbyste këtë rezultat, në periudhën e dytë të ndeshjes. Në dy minutat e fundit, Holanda godet sërish me anë të Vente të ‘79 dhe Kumbulla autogol në castet shtesë (‘82).
Përfundimisht, Kombëtarja U-17 ka sigluar edhe humbjen e dytë në këto eliminatore, duke mos arritur të tregojë vlerat e saj, pavarësisht shkallës së vështirësisë së kundërshtarëve.

















