Kombëtarja U-17, grumbullohet për në Kazakistan
Sot paradite kombëtarja U-17 e drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanagiç, është grumbulluar në ambientet e Resortit “Tropikal” në Durrës, në kuadrin e përgatitjeve për pjesëmarrjen në Turneun “Presidencial Cup” të Kazakistanit. Futbollistët do të mbërrijnë të gjithë, brenda ditës së sotme për tu vënë në urdhërat e trajnerit Mustedanagiç dhe stafit të tij.
Ky turne do të zhvillohet nga data 7 deri më 13 gusht në Shymkent me pjesëmarrjen e tetë skuadrave të ndara në dy grupe. Në grupin A do të jenë Shqipëria, Kazakistani, Cruseiro (Kazakistan) dhe Kirgistani. Në grupin B do të luajnë Azerbajxhani, Irani, Rusia 2 dhe Taxhikistani. Ndeshjet do të luhen sipas këtij kalendari të përcaktuar më parë:
Datë 8 gusht:
- 10.00 Iran – Azerbajxhan
- 10.00 Shqipëri – Cruseiro (Kazakistan)
- 17.30 Rusia 2 –Taxhikistan
- 17.30 Kazakistan – Kirkistan
Datë 9 gusht:
- 10.00 Taxhikistan – Azerbajxhan
- 10.00 Shqipëri – Kirkistan
- 17.30 Rusia 2 – Iran
- 17.30 Kazakistan – Cruseiro (Kazakistan)
Datë 10 gusht:
Pushim
Datë 11 gusht:
- 10.00 Rusia 2 – Azerbajxhan
- 10.00 Taxhikistan – Iran
- 17.30 Cruseiro (Kazakistan) – Kirkistan
- 17.30 Kazakistan – Shqipëria
Datë 12 gusht:
- 10.00 Ndeshja mes vendit të 7 dhe 8
- 10.00 Ndeshja mes vendit të 5 dhe 6
- 10.00 Ndeshja mes vendit të 3 dhe 4
- 17.30 Ndeshja finale
Krahas trofeut të fituesit, në këtë turne do të jepen edhe disa çmime të tjera si “Portieri më i mirë”, “Mbrojtësi më i mirë”, “Mesfushori më i mirë”, “Sulmuesi më i mirë”, “Golashënuesi më i mirë” dhe “Lojtari më i mirë i Turneut”. Për këtë turne, trajneri Xhemal Mustedanagiç, ka thirrur këta futbollistë sipas listës së mëposhtme:
| Emri mbiemri | Klubi | Pozicioni |
|---|---|---|
| 1. ILIA SINANI | NOVARA | Portier |
| 2. MASIMILIANO DODA | SAMPDORIA | Mbrojtes |
| 3. REZART RAMA | OLYMPIAKOS | Mbrojtes |
| 4. ROY SYLA | FC BARNET | Mesfushor |
| 5. ALDRIT OSHAFI | TOMORI | Mesfushor |
| 6. ALESIO PARISION | KALERI | Mesfushor |
| 7. ZENEL GAVAZAJ | LIRIA | Sulmues |
| 8. DRINI HALILI | GAK-GRAZ | Mesfushor |
| 9. EMILIANO BULLARI | OLYMPIAKOS | Sulmues |
| 10. KRISTO SHEHU | PANATHINAIKOS | Sulmues |
| 11. ARLIS SHALA | TEUTA | Portier |
| 12. MARLON MARISHTA | HOME FARM FC | Mesfushor |
| 13. KIPTJON PETI | TIRANA | Mesfushor |
| 14. DEAN LICO | SKENDERBEU | Mesfushor |
| 15. JORGO PELLUMBI | SKENDERBEU | Mesfushor |
| 16. ENES ISUFI | VLLAZNIA | Mbrojtes |
| 17. XHELAL TERZIQI | TWENTE | Sulmues |
| 18. ENDRI MURATI | INTERNATIONAL | Mbrojtes |
| 19. ELMIR LEKAJ | VLLAZNIA | Mbrojtes |
| 20. ENIS DAJA | A.FUTBOLLIT | Sulmues |
| 21. GERI SELITA | BESA | Mesfushor |
| 22. LIVIO MALAJ | INTERNACIONAL | Portier |

















