Kombëtarja shqiptare U-16 zhvilloi sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Bullgarisë, e cila u luajt në stadiumin “Niko Dovana”. Kuqezinjtë u mundën me rezultatin 2-0.
Trajneri Andrea Tedesco e nisi sfidën me formacionin titullar: Lleshi (GK), Balla, Mali, Marku, Pierro, Varesis, Vata, Kurtulaj, Luka, Himallari dhe Matraku.
Bullgaria kaloi në avantazh që në minutën e 8-të me golin e Yastin Georgiev, ndërsa në minutën e 38-të Timur Mustafa shënoi edhe golin e dytë për miqtë.
Kuqezinjtë u përpoqën të reagonin dhe krijuan disa raste të mira për shënim, por pa mundur të dërgojnë topin në rrjetë. Trajneri Tedesco aktivizoi thuajse të gjithë lojtarët e stolit, duke i dhënë hapësirë të gjithë futbollistëve që janë grumbulluar.
Takimi u mbyll me fitoren 2-0 të Bullgarisë.
Ndeshja e dytë miqësore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë do të zhvillohet më 8 qershor në orën 10:00, sërish në stadiumin “Niko Dovana”.

















