Kombëtarja U-15, grumbullim në Kamëz - FSHF

Kombëtarja U-15, grumbullim në Kamëz

Ekipi kombëtar U-15 do të grumbullohet nesër në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, për një zbor dyditor. Trajneri Alessandro Recenti, ka grumbulluar rreth 35 futbollistë, të cilët janë seleksionuar nga grumbullimet e kryera në Greqi dhe Shqipëri. Kjo është hera e parë, që Shqipëria grumbullon një skuadër U-15 për tu përfaqësuar. Sipas shefit të sektorit të Ekipeve Kombëtare Denis Lilo, “Ky është një grumbullim, që ka për qëllim që të seleksionojë, lojtarët e evidentuar në grumbullimet e kryera në fillimi të vitit në Tiranë dhe Greqi. Ndërkohë, grupi do të plotësohet me futbollistë të tjerë, të cilët janë evidentuar nga stafi”.

Kjo është hera e parë, që Shqipëria U-15, do të grumbullojë skuadrën e saj kombëtare, të kësaj kategorie.


Duke kontrolluar karten...