Ekipi kombëtar i futbollit, i cili do të luajë tre ndeshje miqësore, brenda një periudhë të shkurtër, duke nisur nga 31 maji deri më 8 qershor. Delegacioni zyrtar dhe ekipi do të udhëtojnë në drejtim të Zvicrës, ditën e mërkurë në 05.00 të mëngjesit. Ekipi do të ketë mundësinë, që të zhvillojë seanca stërvitore sipas programit:
28 maj në oren 17:30
29 maj paradite në 10:30 dhe pasdite në orën 17:30
30 maj paradite në oren 10:30 dhe pasdite në orën 19:00
31 maj paradite në 10:30, dhe pas ndeshjes zyrtare do të zhvillojmë 30 minuta stërvitje për lojtaret që nuk janë aktivizuar.
Ndeshja do të zhvillohet në orën 19:00 në stadiumin Municipal të Yverdon les Bains, të Zvicrës, perballe Rumanisë.
Të mërkurën, në Zvicër, ekipi do të plotësohet me futbollistë që vijnë nga jashtë për të nisur kështu përgatitjet për këto tre ndeshje miqësore. Pas përfundimit të këtij takimi, ekipi kombëtar më datë 1 qershor do të udhëtojë për në Hungari, ku do të ndeshet me kombëtaren vendase më 4 qershor në stadiumin “Ferenc Pushkash” ne oren 20:30. Më 5 qershor ai do të udhëtojë për në San Marino. Ndeshja e tretë, do të zhvillohet më 8 qershor në stadiumin Olimpik të “Seravalle”, kundër San Marinos, në orën 20:30.

















