Ekipi kombëtar vazhdon stërvitjet intensive në Spanjë, në kuadrin e përgatitjeve për ndeshjen kundër Portugalisë. Të mërkurën, ekipi sipas programit ka zhvilluar dy seanca stërvitore. Në të parën, të zhvilluar si gjithmonë në orën 10.00,trajneri De Biazi dhe stafi tij, kanë patur orientim në detaje taktike. Ndërsa në seancën e pasdites, në orën 17.30, zhvilluar në stadiumin “Municipal A Magdalena” janë kryer sprinte të shpejta dhe është zhvilluar lojë duke improvizuar skema në ndryshme.

Sot, në orën 10.00 ekipi zhvilloi përsëri një seancë stërvitore sipas programit. Gjendja morale por edhe fizike e skuadrës, në përgjithësi është e mirë. I vetmi shqetësim ka qenë Gashi por edhe gjendja e tij duket një situatë e kapërcyer, për shkak se prej ditës së djeshme futbollisti është rikthyer për t’u stërvitur me grupin. Sot në orën 18.00, ekipi kombëtar do të zhvillojë një ndeshje miqësore me një ekip rajonal spanjoll. Me ekipin rajonal spanjoll Racing Club Villalbest, pjesemarrese në divizionin e tretë.
















