Ka mberritur ne mesditen e te henes ne Serbi, kombetarja shqiptare e futbollit per te zhvilluar ndeshjen e trete ne grup, ne kuadrin e eliminatoreve te Kampionatit Europian France 2016. Ekipi ka lene Rinasin rreth ores 11.00, per te mberritur pas 55 minutash ne aeroportin e Beogradit. Te shoqeruar nga forca te shumta policore, ekipi ka mberritur ne hotelin luksoz ”Crowne Plaza”, qe per dy dite do te jete rezidenca e ekipit kombetar te Shqiperise.
Ne oren 19.00, sipas orarit te percaktuar nga trajneri De Biazi, skuadra ka zhvilluar stervitjen e fundit ne stadiumin “Partizani” te Beogradit, e cila ka qene e lire per median vendase dhe ate shqiptare. Stervitja eshte ndjekur nga afer edhe nga delegacioni shqiptar i kryesuar nga Presidenti Armand Duka. Pas afro nje ore ekipi ka mbyllur stervitjen dhe eshte nisur ne drejtim te hotel “Crowne Plaza”, qe eshte vetem 15 minuta larg stadiumit.

















