Kombëtarja, skuadra në volum të plotë stërvitor - FSHF

Kombëtarja, skuadra në volum të plotë stërvitor

Kombëtarja vijon stërvitjet intensive në vigjilje të ndeshjes zyrtare eleminatore me Izraelin. Edhe këtë të enjte, trajneri ka planifikuar 2 seanca, një të cilën, atë të paradites e realizoi. Në pjesën e parë futbollistët iu nënshtruan ushtrimeve fizike, teksa në pjesën e dyte skuadra u ndal tek strategjia e veprimeve gjatë goditjeve nga këndi. Në rrafshin taktik, traineri po teston disa opsione gjate cdo seancë, në një kohë që për pozicione të ndryshme shikohen lojtarë të ndryshëm cdo ditë. Pasdite pritet stërvitja e radhës ku pjesa taktike do të predominojë. Në këto ditë grumbullimi të ekipit përfaqesues në Stamboll shikohet një klime e shkëlqyer ne ekip, dhe predispozicioni si përherë është maksimal për të shkuar në Izrael për rezultat pozitiv.