Kombëtarja shqiptare U-14 do të luajë dy miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut - FSHF

Kombëtarja shqiptare U-14 do të luajë dy miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja shqiptare U-14 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-14, më 17 dhe 19 qershor.

Ndeshja e parë është programuar të luhet më 17 qershor, në orën 17:00, në stadiumi “Skënderbeu”, Korçë. Ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet më 19 qershor, në orën 11:00, në stadiumi “SRC Biljanini Izvori”, Ohër.

Në ditët në vijim, trajneri i Kombëtares U-14, Francesco Vitobello, do të bëjë publike listën me futbollistët e grumbulluar për këto dy përballje.

Këto miqësore shërbejnë si një mundësi e mirë për të testuar lojtarët e rinj dhe për të vlerësuar grupin e futbollistëve të akademisë së FSHF, “Elite Youth”.

Shqipëri vs Maqedoni e Veriut, 17 qershor, 17:00, stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

Shqipëri vs Maqedoni e Veriut, 19 qershor, 11:00, stadiumi “SRC Biljanini Izvori”, Ohër

 


Duke kontrolluar karten...