Kombetarja njeh kundershtaret EURO 2016 - FSHF

Kombetarja njeh kundershtaret EURO 2016

Eshte hedhur ne mesditen e se dieles, ne Nice te Frances, shorti i Eliminatoreve te Kampionatit Europian te Futbollit, France 2016. Ne syte e te gjithe kontinentit, 54 skuadra pjesmarrese  kane njohur kundershtaret e tyre (Franca do te luaje pa patur te drejten e grumbullimit te pikeve sepse eshte kualifikuar si vend organizator).

Shqiperia do te luaje ne grupin I, i vetmi me 5 skuadra. Kundershtaret e saj do te jene  Portugalia, Serbia, Danimarka dhe Armenia. Me perjashtim te Serbise,me te cilen nuk eshte ndeshur asnjehere ne Eliminatore, me te treja skuadrat e tjera, Shqiperia eshte perballur me pare. Ne kete grup do te luaj edhe Franca por rezultatet e ndeshjeve te saj nuk do te llogariten. Pra, pervec  skuadrave te mesiperme Shqiperia do te luaj edhe me Francen.

Per te ndjekur shortin ne Nice, merrte pjese edhe delegacion zyrtar I FSHF, i kryesuar nga Presidenti Armand Duka, ne perberje te cilit ishte dhe trajneri i Kombetares kuqezi Gianni de Biasi dhe manaxheri Alban Bushi.