Kombëtarja, nisin përgatitjet për Izraelin - FSHF

Kombëtarja, nisin përgatitjet për Izraelin

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar seancën stërvitore të pasdites në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Turqi, ku dhe është akomoduar prej ditës së hënë për të përgatitur sfidën zyrtare eleminatore me Izraelin e cila do të luhet në 11 qershor në Haifa. Trajneri De Biazi gjatë këtyre ditëve i ka të gjithë futbollistët në dispozicion. Tekniku i përfaqesueses sonë ka punuar sot me skuadrën në gjysmen e stërvitjes edhe në rrafshin taktik, duke testuar opsionet e para. Ditën e neserme skuadra do të ketë dy seanca stërvitore, paradite dhe pasdite, kujtojmë që do të jetë një përgatitje 5 ditore në këtë kompleks.