Skuadra përfaqësuese e futbollit nis sot edhe grumbullimin 5-ditor në Kompleksin e ekipeve kombëtare në Turqi. Trajneri De Biazi ka planifikuar një mbledhje të zakonshme me skuadren në orën 12.30 (ora lokale e Stambollit) teksa pasdite në orën 18.00 (ora lokale) do të kryejë seancën stërvitore me skuadrën. Dje në rezidencë, kishin mbërritur edhe Azdren Llullaku dhe Jahmir Hyka për t’iu bashkuar skuadrës për përgatitjen e ndeshjes zyrtare me Izraelin. Po kështu, cdo ditë dy nga lojtaret e përzgjedhur nga trajneri do të dalin në konferencë për shtyp, duke nisur që sot me lojtaret Elseid Hysaj dhe Burim Kukeli. Në kanalet e komunikimit të FSHF do të percillet cdo informacion, video, foto apo axhende e ditëve të grumbullimit të kombëtares në Turqi.

















